LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për  Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar dy ish bashkëveprimtarët e tij Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën duke shënuar se ata “Ata nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por rrugën e drejtë. Me vetëdije, guxim dhe përkushtim të plotë ndaj lirisë, u përballën me pushtuesin dhe ranë në Kodrën e Trimave, duke u bërë simbol i rezistencës shqiptare dhe i sakrificës pa kompromis. Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre.” përcjellë Top24

Çdo janar rikthehem me mendje e zemër te dy shokë të mi, dy emra që nuk i përkasin vetëm historisë, por ndërgjegjes sonë kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Ata nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por rrugën e drejtë. Me vetëdije, guxim dhe përkushtim të plotë ndaj lirisë, u përballën me pushtuesin dhe ranë në Kodrën e Trimave, duke u bërë simbol i rezistencës shqiptare dhe i sakrificës pa kompromis.
Rexhepi dhe Nuhiu ishin më shumë se veprimtarë, ishin mendje të ndritura, organizatorë të palëkundur dhe burra që e jetuan idealin deri në fund. Ata e dinin se liria ka çmim, dhe nuk hezituan ta paguajnë me jetën e tyre.
Jam krenar që i pata shokë. Jam krenar që i pata drejtues. Krenar është kombi që i pati. Dhe jam i bindur se vepra e tyre do të jetojë përherë si thirrje për dinjitet, qëndresë dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
Lavdi e përjetshme Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Ata ranë për të mos u harruar kurrë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close