LajmeSport

Dëmtimi i rëndë, futbollisti i Liverpool mbyll sezonin

Mbrojtësi i Liverpool-it, Conor Bradley, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi të rëndë në gju.

Klubi anglez njoftoi se 22-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në ligamentet dhe kockën e gjurit.

Lëndimi ndodhi gjatë ndeshjes së fundit kundër Arsenalit, ku mbrojtësi i djathtë u detyrua të largohej nga fusha me barelë. Pas ekzaminimeve të hollësishme mjekësore, u konfirmua se shkalla e dëmtimit kërkon një periudhë të gjatë rikuperimi.

Kjo është një goditje për planet e trajnerit Arne Slot, i cili e kishte aktivizuar lojtarin në 21 ndeshje gjatë këtij edicioni. Bradley kishte kontribuar me dy asistime deri në këtë fazë të kampionatit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close