LajmeMaqedoniTopLajm

Isen Shabani: Sot qytetarët thonë fjalën e tyre për kandidatin më të mirë (VIDEO)

Sot në Komunën e Vrapçishtit po zhvillohet procesi i zgjedhjeve të përsëritura, të cilin kandidati për kryetar komune, Isen Shabani, e ka cilësuar si një ditë festive dhe të rëndësishme për qytetarët.shkruan Top24

Pas kryerjes së obligimit të tij qytetar, Shabani u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masovikisht dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës së lirë dhe demokratike.

“Sot votojnë të gjithë qytetarët dhe u uroj një ditë të mbarë. I ftoj të gjithë të shprehin bindjen e tyre në fletëvotim. Uroj që procesi të jetë i qetë, demokratik dhe të fitojë më i miri”, deklaroi Shabani.

Ai theksoi se procesi zgjedhor deri tani ka rrjedhur mirë dhe pa probleme, duke shtuar se pjesëmarrja në orët e mëngjesit ka qenë më e ulët, por gjatë ditës është vërejtur rritje e interesimit dhe dalje më e madhe e votuesve. “Procesi ka ecur ashtu siç duhet. Ende kemi disa orë para nesh dhe shpresoj që gjithçka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në mbrëmje presim të kemi rezultatet”, u shpreh Shabani.

Në fund, ai uroi që zgjedhjet të përmbyllen me sukses dhe me një rezultat që reflekton vullnetin e qytetarëve të Vrapçishtit.shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close