LajmeMaqedoniTopLajm

Raundi i dytë vendimtar! Taravari: “Sot populli flet, Gostivari zgjedh të ardhmen” (VIDEO)

Arben Taravari ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës, duke e cilësuar procesin si një obligim qytetar dhe duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për të ardhmen e Gostivarit.shkruan Top24

“E kreva obligimin qytetar. Votuam për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit. Edhe pse në raundin e parë, për vetëm 21 vota fatkeqësisht nuk u zgjodh Valbonë Limani, shpresoj se sot sovrani do ta ketë fjalën,” deklaroi Taravari.

Ai u shpreh optimist për vazhdimin e procesit zgjedhor dhe për rezultatin final, duke besuar se qytetarët do të japin verdiktin e tyre përfundimtar.

“Sot votohet përsëri dhe besoj e uroj që një gjeneratë e re politikanësh do të vazhdojë ta udhëheqë komunën e Gostivarit,” tha Taravari.

Sipas tij, Gostivari historikisht ka pasur kryetarë dinjitozë dhe shpreson që edhe në këtë raund të dytë të zgjidhet një ekip që do ta udhëheqë komunën me përgjegjësi dhe vizion.

“Gostivari gjithmonë ka pasur drejtues dinjitozë dhe shpresoj që edhe sot të kemi një ekip që do ta drejtojë komunën në mënyrën më të mirë të mundshme,” përfundoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close