
Arben Taravari, sot ka ushtruar të drejtën e votës në Gostivar, i shoqëruar nga familja e tij.shkruan Top24
Taravari ka votuar në vendvotimin e caktuar, ku është pritur nga anëtarët e komisionit zgjedhor, ndërsa procesi ka kaluar pa incidente.
Pas votimit, Taravari ka deklaruar shkurtimisht se pret një proces të rregullt dhe demokratik, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të qetë në Gostivar, ndërsa institucionet kompetente kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.



