
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi ka ndarë lajmin se ekipet e pastrimit të borës tani më janë në teren dhe po pastrojnë rrugët në malësinë e Tetovës dhe njëkohësisht hudhet edhe krypë kundër ngrivave, shkruan Top24
Ekipet janë në terren! Vazhdon pastrimi i rrugëve dhe hudhja e kripës nëpër rrugët e Tetovës dhe fshatrat e malësisë.
Rrugët janë të kalueshme por ju bëjmë thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes dhe t’i kenë të vendosura pajisjet dimërore!



