LajmeMaqedoniTopLajm

Gjithëçka gati për nesër, hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit në Tetovë

Qendra e Skijimit Kodra e Diellit në Tetovë, nesër hap zyrtarisht sezonin dimëror 2026, të dielën, më 11 janar, me pista të përgatitura, sasi të mjaftueshme bore dhe ski-lifte që do të jenë në funksion që nga orët e hershme të mëngjesit, shkruan Top24

Nga Qendra e Skijimit Kodra e Diellit na njoftojnë se të gjithë dashamirët e borës dhe sporteve dimërore do të mund të shijojnë sezonin e ri, ndërsa ski-liftet do të punojnë nga ora 08:45 deri në 15:00.

Bora është gati, pistat ju presin dhe adrenalina nis. Përgatitni pajisjet dhe niseni bashkë me ne një sezon plot argëtim, sport dhe momente të paharrueshme – thuhet në njoftimin e Qendrës së Skijimit.

Nga drejtoria shtojnë se të gjithë vizitorët që ende nuk kanë siguruar biletë sezonale, do të kenë mundësi ta blejnë atë drejtpërdrejt në sportelin e biletave në Kodrën e Diellit.

Kodra e Diellit edhe këtë vit mbetet një nga destinacionet dimërore më atraktive në vend, e gatshme të presë skijatorët, snowboardistët dhe të gjithë dashamirët e aventurës malore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close