
Pas rinovimit të kontratës deri në korrik të 2026, Sylvinho në një postim në Instagram tha se është vazhdimi i një projekti.
Trajneri i Kombëtares shton se Kuqezinjtë kanë arritur një objektiv historik me kualifikimin në plejofin e Botërorit 2026 dhe ajo që e pret ekipin kërkon përkushtim dhe punë.
Shqipëria do të luajë më 26 mars me Poloninë në Varshavë dhe, nëse e kalon me sukses këtë pengesë, do të përballet me fituesin e takimit Ukrainë – Suedi për një vend në finalet e Botërorit 2026.
Ky aktivitet do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.



