
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe njëherit udhëheqës i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, në fjalimin e tij para banorëve të komunës së Vrapçishtit në tubimin përmbyllës ka theksuar se koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim është një koalcion që ka mision dhe vizion dhe që nuk bën politika emicionale sa për të dalë në televizione por bën planifikim të politikave si atyre ekonomike, politike e diplomatike ku edhe pushteti vendor është një segmet i rëndësishëm për këto politika të qëndrueshme e të shëndetëshme si për shtetin ashtu edhe për qytetarët, shkruan Top24
Ahmeti më tej shtoi se ne mbajmë përgjegjësi po aq u qëndrojmë pranë kryetarëve të komunave.



