LajmeMaqedoniTopLajm

Valbon Limani dhe Valdet Xhaferi takojnë forumin e gruas së AKI-së në Gostivar

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani i shoqëruar nga kryetari i këshitllit komunal Valdet Xhaferi sontë në Gostivar kanë takuar forumin e gruas së AKI-së në Gostivar, shkruan Top24

Në fokus të takimit ishte roli i gruas në shoqëri, angazhimi i saj në proceset vendimmarrëse dhe kontributi i drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunitetit.

Me këtë rast, kandidati për kryetar komune, Dr. Valbon Limani, theksoi se gruaja është shtyllë e shoqërisë dhe faktor kyç për ndryshimin dhe progresin e Gostivarit.

“Angazhimi dhe energjia e grave janë themel i një shoqërie të shëndoshë dhe i një Gostivari më të zhvilluar. Bashkë, me përkushtim dhe vizion, po ecim drejt fitores së radhës,” u shpreh Limani.

Nga AKI-Gostivar u theksua se takime të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 11 janarit. Gazeta Flaka

Related Articles

Back to top button
Close
Close