LajmeSport

ZYRTARE/ Nuk i dhanë rrogën, bomberi shqiptar prezantohet te klubi që synon elitën

Largimi nga Boluspor ishte paralajmëruar, ndërsa klubi kishte probleme me rrogat.

Hasani është treguar se do të transferohej për 1.2 milionë euro, megjithatë portali i specializuar i “transfermarkt” ka vendosur shifrën 500 mijë euro.

28-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës shpërtheu në këtë edicion duke shënuar 14 gola dhe asistuar katër të tjerë.

Amed synon të ngjitet në Superligën turke, pasi mban vendin e parë në renditje. Hasani u prezantua me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Në Superiore bëhej i njohur pas eksperiencës me Tiranën. Aktualisht po kalon periudhën më të mirë në karrierë pas bardhebluve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close