LajmeSport

Shkarkimi i Amorim, kandidatët për stolin e Manchester United

Manchester United vendosi të shkarkojë trajnerin Ruben Amorim, pas barazimit 1-1 ndaj Leeds në Premier League.

Sipas mediave, tensioni u rrit pas deklaratave të Amorim në konferencën për shtyp, ku ai kërkoi më shumë kompetenca dhe kritikoi në mënyrë të tërthortë drejtimin sportiv.

Këto zhvillime e shtynë klubin të marrë vendimin për largimin e tij. Menjëherë pas shkarkimit, në qarkullim kanë dalë shtatë emra si kandidatë potencialë.

Mes tyre përmendet Xavi, i lirë pas largimit nga Barcelona. Kandidat është edhe Enzo Maresca, i shkarkuar së fundmi nga Chelsea.

Në listë janë gjithashtu Anthony Iraola, Oliver Glasner dhe Eddie Howe. Një tjetër emër është Gareth Southgate, aktualisht pa ekip.

Ndërkohë, drejtimin e përkohshëm të skuadrës e ka marrë Darren Fletcher. Ai do të jetë në stol duke nisur nga ndeshja e radhës kundër Burnley.

Related Articles

Back to top button
Close
Close