LajmeMaqedoniTopLajm

Sot feston ditëlindjen lideri i BDI-së, Ali Ahmeti! Ja sa vite mbush ai…

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim  Ali Ahmeti, një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut sidhe një nga prijsit e shumë proceseve kombëtarë si në Kosovë. Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës, feston ditëlindjen e tij të 67 -të, shkruan Top24

Ali Ahmeti lindi më 04.Janar.1959 në fshatin Zajaz, të Kërçovës i cili që në moshë të hershme iu bashkua ilegales, si student në Prishtinë në vitet e 80 deri më sot.

Me një karrierë të gjatë politike dhe institucionale, Ahmeti mbetet një aktor kyç në proceset politike të vendit, veçanërisht në çështjet që lidhen me barazinë, përfaqësimin e drejtë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjatë viteve, ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e dialogut politik dhe stabilitetit ndërmjet komuniteteve.

Ditëlindja e Ali Ahmetit vjen në një periudhë dinamike politike për vendin, ku zhvillimet aktuale kërkojnë përvojë, maturi dhe vizion politik, elemente me të cilat emri i tij është identifikuar ndër vite.

Ahmetin shumë nga miqtë e tij e njohin edhe me emrin e tij të koduar që nga veprimet ilegale kundër ish sistemit komunist dhe represionit, ata e njohin si Abaz Gjuka.

Related Articles

Back to top button
Close
Close