LajmeMaqedoniTopLajm

Bekim Sali për kaffe në Bogovinë me Feti Abazin: Do ta përfundojmë shtëpinë e kulturës në Kamjan

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë. Bekim Sali sot është ndalur për vizitë në komunën e Bogovinës ku së bashku me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi diskutuan për vazhdimin e mbështetjes institucionale për këtë komunë ku prioritet mbetet Pallati i Kulturës, shkruan Top24

Prioritet i ynë do të jetë Pallati i Kulturës në Komunën e Bogovinës dhe do të ketë edhe shumë investime të reja
Pas tubimit në Vrapçisht, u ndala për një bashkëbisedim me banorët e Kamjanit së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Komuna e Bogovinës ka një potencial të jashtëzakonshëm për investime, veçanërisht në aspektin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik rural. Ndër të tjera, biseduam edhe për Pallatin e Kulturës, për të cilin procesi tashmë ka filluar dhe do të jetë prioritet që të përfundohet brenda këtij mandati.
Mbështetja e madhe dhe puna e palodhshme po vlerësohen gjithandej.
VLEN mbetet opsioni i vetëm dhe i sigurt për të ardhmen!

Related Articles

Back to top button
Close
Close