
Kryeministri sllovak Robert Fico dënoi operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë, duke vënë në dukje se ai përfaqëson një provë të mëtejshme të rënies së rendit botëror të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore.
“Operacioni ushtarak amerikan në Venezuelë është një tjetër provë e rënies së rendit botëror të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Fico në Facebook.
Ai theksoi se e drejta ndërkombëtare nuk zbatohet më, se forca ushtarake përdoret pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se vendet e fuqishme bëjnë çfarë të duan për të arritur interesat e tyre.
Sipas vlerësimit të tij, BE-ja ose do të dënojë përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër Venezuelës dhe do të mbetet konsistente me qëndrimet e saj mbi luftën në Ukrainë, ose “do të vazhdojë të jetë hipokrite, si zakonisht”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një sulm në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës dhe se presidenti i vendit, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij janë arrestuar dhe janë nxjerrë jashtë vendit.
Trump tha se ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat speciale amerikane.



