LajmeSport

Te Cluji flasin për transferimin e Korenicës në SHBA

Te skuadra e Clujit kanë folur për transferimin e mundshëm të Meriton Korenicës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka pasur raportime edhe më herët nëse ai do të largohet nga Rumania, ndërsa të shtunën ka folur presidenti i klubit rumun, Iuliu Mureshan.

Mureshan ka thënë se Korenica është pëlqyer nga trajneri i DC Unitedit.

“Korenica nuk është larguar ende. Trajneri i DC Unitedit e ka pëlqyer Korenicën kur erdhi ta shohë Louis Munteanun, por nuk e di nëse ka diçka konkrete”, ka thënë Mureshan për “Digi Sport”.

Këtë edicion, Korenica i ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat për Clujin.

Cluji për lirimin e 29-vjeçarit i kërkon katër milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close