
Gjatë 24 orëve të fundit (02/03.01.2025), në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, si pasojë e rënies së temperaturave, ka ardhur deri te ngrirja e sipërfaqes së rrugëve në rajonin veriperëndimor të vendit. Gjatë kësaj periudhe janë pranuar një numër i madh thirrjesh nga shoferë dhe qytetarë.
Nga SP Tetovë janë evidentuar katër aksidente trafiku me dëme materiale:
•dy në autostradën Tetovë – Gostivar (njëri prej tyre aksident zinxhiror me pjesëmarrjen e 10 automjeteve),
•një në rrugën lokale Pirok – Bogovinë,
•një në rrugën Tetovë – fshati Trebosh.
Për një nga aksidentet nuk është kërkuar këqyrje.
Nga SP Gostivar janë raportuar gjithsej 15 aksidente trafiku, nga të cilat në 10 raste është kryer këqyrje nga ekipi përkatës, ndërsa për 5 raste nuk është kërkuar këqyrje për shkak të marrëveshjes mes palëve të dëmtuara.
Gjithashtu janë pranuar shumë thirrje nga qytetarë të Tetovës dhe Gostivarit, si dhe nga vendbanimet përreth, për rrugë dytësore dhe lokale të ngrira.
Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Tetovë ka kontaktuar personat përgjegjës nga komunat Tetovë, Gostivar dhe Zhelinë, nga ku është konfirmuar se janë angazhuar kompani për mirëmbajtje dimërore dhe se në terren po kryhet hedhja e kripës sipas prioriteteve.
Janë pranuar raportime nga lagjet Fazaneri dhe Cigllana në Gostivar, si dhe nga fshatrat Gjonovicë dhe Koritë. Nga rajoni i Tetovës janë pranuar raportime nga fshati Sellcë (nën Malin Sharr) dhe nga disa rrugë në qytetin e Tetovës. Në Tetovë është aktivizuar Shtabi i Krizës dhe është kryer hedhja e kripës në disa rrugë lokale.
Pas raportimit për ngrirje të rrugës lokale Zhelinë – Siriqinë, NP Publike Zhelinë ka intervenuar dhe ka kryer hedhjen e kripës në segmentet kritike.
Nga “Maqedonia Pat” – seksionet Tetovë, Popova Shapka dhe Gostivar, është informuar se ekipet janë vazhdimisht në terren dhe kryejnë hedhjen e kripës në autostrada dhe rrugë rajonale nën kompetencën e tyre. Për shkak të reshjeve të borës, në aksin Lisec – Shapkë është vendosur përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore.
Pas orës 22:30 nuk janë pranuar raportime të reja nga qytetarët.
⚠️ U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë dhe përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore.



