LajmeMaqedoniTopLajm

Limani: Mbështetje direkte për të rinjtë – 60 mijë denarë për çdo start-up në Gostivar

Kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar, Valbon Limani, prezantoi një masë konkrete për mbështetjen e të rinjve, duke paralajmëruar financim direkt për nisma të reja rinore.“Për çdo të ri dhe të re deri në moshën 30 vjeç, Komuna e Gostivarit do të ndajë nga 60.000 denarë për start-up-e. Çdo vit do të mbështesim 30 ide të reja, sepse rinia është motori i zhvillimit,” deklaroi Limani.

Limani nënvizoi që kjo masë do të zbatohet menjëherë pas marrjes së mandatit dhe synon të mbajë të rinjtë në vend duke investuar në idetë dhe potencialin e tyre.

30 gra çdo vit përfitojnë 60 mijë denarë – Limani prezanton masën për fuqizim ekonomik

Fuqizimi ekonomik i grave ishte një nga pikat kyçe të konferencës për media të kandidatit Valbon Limani në Gostivar.

“Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa gratë. Çdo vit, 30 vajza dhe gra do të përfitojnë nga 60.000 denarë për nisma biznesi,” theksoi Limani.

Valbon Limani shtoi se kjo masë synon barazi reale dhe pavarësi ekonomike për gratë, jo projekte formale pa efekt praktik.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close