LajmeMaqedoniTopLajm

Derisa Kodra e Diellit po shkatërohet, SKI QENDRA MIJAHLLOVO në Kavadarc fillon sezonin me borë artificiale (VIDEO)

Kodra e Diellit në rajonin e Maqedonisë Veriperendimore ndodhet në një lartësi mbidetare me rreth 1070m dhe njihet si një nga qendrat më të mëdha të skijimit. Vlenë të theksohet se si qendër turistike ajo është lënë krejtësisht pas dore për vite me radhë pa kujdes shtetëror dhe pa asnjë investim kapital serioz që do të ndikonte në zhvillimin e kësaj qendre si një nga qendrat më të njohura në ish Jugosllavi, shkruan Top24

Pika kryesore e qendrës së skijimit dhe sporteve dimërore është 1070m ndërsa shtigjet e skijimit shtrihen nga rreth 1 070 m deri në 2 510 m mbi nivelin e detit, duke ofruar një gamë të gjerë pistash për skiatorë me përvojë të ndryshme. Kodra e Diellit është një ndër qendrat kryesore të skijimit në Maqedoninë e Veriut, me mbi 11 ski-ashensorë dhe shtigje skijimi që shtrihen në rreth 20 kilometra, duke tërhequr vizitorë jo vetëm nga Tetova dhe rajoni, por edhe më gjerë.

Kjo bukuri natyrore e falur nga zoti ngadal po shuhet ndrësa sot pushteti dhe qeveria po promovojnë një qendër të re turistike të improvizuar në Kavadarci “SKI QENDRËN MIHAJLLOVO” e cila është krijuar me kushte super moderne dhe me topa bore që do prodhojnë borë artificiale për të pasur sezone turistike të suksesshme.

Në këto kushte vërehet qartë diskriminimi rajonal në investime dhe në ndarjen e shtetit në zona shqiptare dhe ato maqedonase që në një shtet modern pastaj edhe multietnik ku demokracia dhe barazia do të ishin faktor determinues të zhvillimit nuk do të ndodhnin këto ndarje.Top24

Në videot e më poshtme janë pamjet nga ski qendra SKI QENDRA MIJAHLLOVO në Kavadarc

Kjo qendër nga mbrëmja e djeshme ka nisur prodhimi i borës artificiale në Mihajllovë, ku janë vënë në funksion të gjithë topat e borës. Nëse temperaturat do të jenë në përputhje me parashikimet e motit, pritet të prodhohen rreth 7.000 metra kub borë, ndërsa pista e skijimit të jetë gati për përdorim të premten ose të shtunën.

Me këtë, Mihajllova rikthehet si një destinacion i vërtetë dimëror, duke ofruar kushte ideale për skijim, rekreacion dhe shijim të ajrit të pastër malor. Priten shumë vizitorë, atmosferë sportive dhe momente të bukura dimërore për të gjitha gjeneratat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close