
Fëmija i parë në Tetovë është djalë i cili erdhi në jetë orët e hershme të mëngjesit të 1 janarit 2026 duke u bërë kështu banori i parë i Tetovës. Deon Shabani është fëmija i parë mashkull i lindur në rajonin e qytetit të Tetovës për vitin 2026. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili i shoqëruar me bashkëshorten, vajzën e tij të vogël dhe deputeten Kaltrina Beqiri vizituan nënën e Deonit të cilës i ndanë një vauçer në vlerë prej 40.000 denar, shkruan Top24
Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës!
Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël. Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje.
Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!



