
Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare ish-basketbollisti dhe komentatori sportiv, Enea Andrea.
Dyshohet se ai pësoi një atak kardiak, gjatë kohës që po bënte palestër. Enea Andrea ishte vëllai binjak i aktores së mirënjohur Ema Andrea.
Gjatë karrierës së tij sportive, ai ka kontribuar si lojtar me ekipin e Dinamos rreth vitit 2005.
Pas largimit nga sporti aktiv, Andrea nisi angazhimin në fushën e gazetarisë dhe komentimit sportiv.
Ai njihej veçanërisht për komentimin e ndeshjeve të basketbollit, përfshirë ligat si NBA dhe Euroliga.



