
Kandati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani i shoqëruar nga kryetari i këshillit komunal Valdet Xhaferi së bashku me këshilltarët e kuvendit komunal të Gostivarit nga radhët e AKI-së kanë vizituar universiteti Ndërkombëtar “Vision”,shkruan Top24
Ditët e fundit të këtij viti na gjetën më afër një vatre të vërtetë diturie, siç është Universiteti Ndërkombëtar “Vision”.
Sot, së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, vizituam këtë institucion të rëndësishëm arsimor.
Duke falënderuar rektorin, Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues, Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, z. Mefail Rexhep, dekanin, Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe të gjithë profesorët dhe akademikët e tjerë për pritjen e ngrohtë, shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti “Vision”.
Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit.



