LajmeRajon

Reduktimet e rrymës, Uka: Pse s’ka reagim më të fuqishëm prej popullit? (VIDEO)

Qindra miliona euro vetëm gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti, shkuan në Shqipëri e vende të tjera si rezultat i mungesës së politikave adekuate, dhe shtrenjtimit të rrymës.

Një investim as së fundmi nuk u realizua për shkak të mospasjes së rregullt të energjisë elektrike për bizneset.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e qelqit (prodhimit të gotave).

Aktualisht, ato Kosova i blen kryesisht në Serbi dhe Kinë.

Analistja Elena Uka, kërkoi reagim më të fuqishëm nga ana e qytetarëve.

“Unë vetëm po habitem se pse nuk ka reagim më të fuqishëm prej popullit. Me pasë reduktime me rrymë këtu, besoj suedezët ishin dalë në rrugë moti”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Uka u shpreh se Kosova nuk është dashur të vije në këtë fazë të kthehej në vitin 2001, në “kohën e gjeneratorëve”.

“Festë po bën sot ai Vuk Hamoviqi, ai do ta trefishojë atë pasurinë e tij”, u shpreh ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close