LajmeMaqedoniTopLajm

Isen Shabani: Gjendja me ujin alarmante në Dobërdoll, “Povereniku” të mbaj përgjegjësi dhe të veproj (VIDEO)

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar për gjendjen e ujit në fshatin Dobridoll duke akuzuar “Poverenikun” e Mickovskit si të pa përgjegjshëm dhe duke rezukuar jeten dhe shëndetin e banorëve të këtij fshati, shkruan Top24

Skandal i rëndë dhe krim institucional ndaj qytetarëve të Dobërdollit!
Gjendja me ujin e pijshëm në fshatin Dobërdoll është alarmante dhe përbën rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banorëve.
Për vetëm 2 muaj që nga marrja e kompetencave nga njerëzit e Mickoskit, përmes “ Poverenikave ” të tij, fshati Dobërdoll është sjellë në një gjendje katastrofike, ku qytetarët po detyrohen të konsumojnë ujë të ndotur dhe potencialisht të rrezikshëm.
Kjo nuk është rastësi, por një veprim i qëllimshëm dhe i papërgjegjshëm, i motivuar nga interesa të ulëta politike.
Të luash me ujin e pijshëm do të thotë të luash me jetën e njerëzve.
Ky është akt barbarë institucional dhe duhet trajtuar si i tillë.
Kërkojmë masa urgjente dhe të menjëhershme, analizë të plotë të ujit, ndërhyrje teknike pa vonesë dhe përgjegjësi konkrete penale për të gjithë ata që kanë lejuar ose shkaktuar këtë gjendje.
Heshtja dhe neglizhenca në këtë rast janë bashkëfajësi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close