LajmeMaqedoniOpinion

Çfarë paralajmëron Rami Mislimi me fotografinë e Artan Grubit?

Drejtori i portalit TetovaSot, Rami Mislimi, ka shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, të shoqëruar me simbolin “👊”.

Ky veprim ka nxitur reagime dhe spekulime në opinionin publik, duke pasur parasysh se prej gati një viti Grubi nuk ndodhet në Maqedoninë e Veriut, pas akuzave për keqpërdorime zyrtare ndaj tij.

Një nga interpretimet që po qarkullon lidhet me mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Grubit në vend, apo zhvillime të reja që mund të jenë duke u përgatitur në prapaskenë.

I kontaktuar nga Almakos, Rami Mislimi nuk ka pranuar të komentojë për momentin lidhur me kuptimin apo qëllimin e publikimit të kësaj fotografie.

Related Articles

Back to top button
Close
Close