
Kdyetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali me të cilën diskutuan për rëndësinë jetike të marrëveshjes së Ohrit si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24
Sot, bashkë me Kryetarin e ASH-së, z. Arben Taravari, dhe me nënkryetarin e BDI-së, z. Bujar Osmani, pata kënaqësinë të pres në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional në funksion të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane.
Gjatë takimit, nënvizuam rëndësinë jetike të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, si gurthemel i demokratizimit, stabilitetit dhe progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Takimi u zhvillua në frymë mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë dhe u përmbyll me një drekë pune.















