LajmeRajon

Osmani takohet me Landau: Në fokus dialogu Kosovë-Serbi dhe forcimi i partneritetit

Presidentja Vjosa Osmani u takua me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau në Uashington.

Presidenca njofton se gjatë takimit Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Poashtu edhe për vizionin e presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close