
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Infokua vdekjen e artistit Shemsi Krasniqi – Shemi.“Sot rreth orës 15:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.”Sipas deklaratës së Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti



