BotaLajme

SHBA-të bombarojnë bazat e ISIS-it në Siri

Ky filmim tregon momentet kur avionët luftarakë amerikanë bombardojnë militantët dhe bazat e terroristëve të Shtetit Islamik në Siri.

“Sulmi Syskifter”, siç u pagëzua nga ushtria amerikane, goditi mbi 70 objektiva të Shtetit Islamik në gjithë Sirinë, por ende nuk dihen vendndodhjet e sakta. Gjatë operacionit u përdorën rreth 100 predha e raketa me precizion të lartë, që shkatërruan depo armatimi dhe infrastrukturë të terroristëve.

Sulmi ishte hakmarrje për vrasjen në pritë të 2 ushtarëve amerikanë dhe një përkthyesi në Palmira më 13 dhjetor.

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti këtë një hakmarrje të pamëshirshme. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se kjo nuk është një fillim lufte. Sipas tij, kushdo që prek një amerikan, do të ndiqet dhe asgjësohet.

Sulmi u mbështet edhe nga forcat ajrore të Jordanisë, ndërsa qeveria e re siriane e presidentit Ahmed al-Sharaa ka ofruar bashkëpunim të plotë. Ky operacion shënon një dinamikë të re në rajon, ku Uashingtoni dhe Damasku tashmë rreshtohen në krah të njëri-tjetrit kundër kërcënimit të përbashkët terrorist.

Ky është bombardimi i parë, pas rreth një viti, që kur ushtria amerikane kreu bombardime kundër grupeve militante gjatë destabilitetit që shoqëroi rënien e regjimit të Asadit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close