
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja është shprehur se mbrëmja artistike kushtuar Lahutës në UNESCO ishte e mbushur me emocion dhe krenari.
Në një postim shkruan se “tradita u përcoll përmes performancave, dëshmive dhe dialogut të hapur me ata që e mbajnë këtë trashëgimi të gjallë ndër breza
“Në Kinostudio, mes tingujve të lahutës, mjeshtrave duarartë dhe lahutarëve, në një moment historik për trashëgiminë tonë kulturore: Lahuta në UNESCO!”, shprehet Gonxhe.
Ai shtoi se është krenar për Shqipërinë dhe rrënjët tona, si edhe trashëgiminë që sot e njeh e gjithë bota.
Postimi i plotë:
Një tel i vetëm, mijëra rrëfime!
Në Kinostudio, mes tingujve të lahutës, mjeshtrave duarartë dhe lahutarëve, në një moment historik për trashëgiminë tonë kulturore: Lahuta në UNESCO!
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe krenari, ku tradita u përcoll përmes performancave, dëshmive dhe dialogut të hapur me ata që e mbajnë këtë trashëgimi të gjallë ndër breza.
Krenarë për Shqipërinë! Krenarë për rrënjët tona! Krenarë për një trashëgimi që sot e njeh e gjithë bota!




