LajmeMaqedoni

Ejup Abazi takon imamin e njohur hfz. AbdulQerim ef. Idrizin

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi sot ka takuar imamin e njohur hfz. AbdulQerim ef. Idrizin i cili njihet për kontributin e tij në brezave të rinjë. “Takimi me të ishte një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën, urtësinë dhe përgjegjësinë që ai ka treguar ndër vite në misionin fisnik të përhapjes së vlerave njerëzore dhe shpirtërore. Personalitete si hfz. AbdulQerim ef. Idrizi nuk ndajnë vetëm dije, por formojnë karakter, frymëzojnë shpresë dhe lënë gjurmë të përhershme në shoqërinë tonë”, shkruan Abazi, përcjellë Top24

Me kënaqësi të veçantë, sot pata nderin të mirëpres Hoxhë hfz. AbdulQerim ef. Idrizin, një figurë të respektuar të dijes, fesë dhe edukimit të brezave.
Takimi me të ishte një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për sakrificën, urtësinë dhe përgjegjësinë që ai ka treguar ndër vite në misionin fisnik të përhapjes së vlerave njerëzore dhe shpirtërore. Personalitete si hfz. AbdulQerim ef. Idrizi nuk ndajnë vetëm dije, por formojnë karakter, frymëzojnë shpresë dhe lënë gjurmë të përhershme në shoqërinë tonë.
Njëkohësisht, Hoxha më uroi edhe për mandatin tim, një gjest që e vlerësoj sinqerisht dhe që përbën një motivim shtesë për përgjegjësitë që kam marrë përsipër.
Me respekt të thellë, i shpreh falënderimin tim për kontributin e tij të çmuar, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të vazhdueshme në rrugën e tij të ndritur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close