LajmeMaqedoni

Feti Abazi emëron Ilir Nurishin drejtor në NPK-Sharri në Bogovinë

Kryetari i komunës së Bogovinës ka vazhduar në mënyrë transparente të emëroj drejtorët dhe riorganizimin e drejtorive dhe menaxhmentit të komunës së Bogovinës. Gjatë ditës së sotme Abazi ka emëruar, Ilir Nurishin ushtrues detyre në Ndërmarrjen Komunale “Shari” të komunës së Bogovinës, shkruan Top24

“Sot kam emëruar Ilir Nurishin në pozicionin ushtrues detyre Drejtor të Ndërmarjes Publike Komunale “Sharri”. Iliri është një djalë fisnik, me shumë energji dhe mbi të gjitha punëtor. Ndërmarja ka nevojë për një shtytje dhe organizim e funksionalitet më të mirë, dhe ne jemi të bindur se drejtori i ri do të arrijë objektivat që ka para vetes dhe para qytetarëve. Ne i urojmë Ilirit punë të mbarë dhe shumë suksese në kryerjen e detyrës së re!” ka shkruar kryetari Abazi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close