
Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shaabni në emisionin Intervista në Alsat-M me gazetaren Arta Tahiri ka folur për qeverisjen e tij për dy mandate duke nënvizuar se ai nuk premton por punon. Shabani nënvizoi se për dy mandate ka instaluar rreth 42km kanalizim për fshatrat e komunës së Vrapçishtit dhe se brenda dy vitesh ky projekt do të pëfundoj dhe i gjithë teritori i komunës së Vrapçishtit do të ketë rrjet kanalizimi. Ai më tej shtoi se për dy mandate qeverisje ka rekonstruar mbi 50 kilometra rrugë ndërsa theksoi se në vazhdimësi janë edhe projektet të tjera që aktualish punohet dhe disa të tjera pritet të nisin, shkruan Top24
I pyetur rreth ujit të pijshëm dhe nëse fshatrat e komunës së Vrapçishtit kanë munges uji, Shabani theksoi se në komunën që ai ka drejtuar nuk ka asnjë fshat që ka problem me furnizim me ujë dhe se të gjitha fshatrat kanë 24/7 ujë.



