
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Shkup, shkëlqesia e tij Denion Meidani sot ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Univesritetit të Europës Juglindore me temë iplomacia shqiptare, integrimi evropian dhe sfidat reale të Ballkanit Perëndimor, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të ligjëroj në Universitetin e Evropës Juglindore mbi diplomacinë shqiptare, integrimin evropian dhe sfidat reale të Ballkanit Perëndimor.
Integrimi evropian nuk është destinacion abstrakt.
Është disiplinë institucionale, standard qeverisjeje, ligje funksionale europiane, institucione më të forta se individët dhe përgjegjësi si valuta më e besueshme e politikës publike por mbi të gjitha guxim për të mbajtur kursin edhe kur polarizimi e bën më të vështirë.
Një diskutim i hapur për Evropën jo si slogan, por si standard; për sigurinë rajonale jo si retorikë, por si përgjegjësi; dhe për arsimin e lartë si një nga instrumentet më seriozë të bashkëpunimit dhe stabilitetit afatgjatë.
Gjithmonë frymëzuese kur universiteti kthehet në hapësirë debati, mendimi kritik dhe vizioni për të ardhmen.
Faleminderit studentëve për pyetjet dhe debatin e hapur.



