Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se me qeverisjen e tyre, universitetet shqiptare po trajtohen siç duhet. Sipas tyre universitetet shqiptare për vite me radhë u trajtuan si institucione të dorës së dytë, të përjashtuara dhe të detyruara të kërkojnë të drejta elementare përmes protestave.
“Jo me fjalë, jo me premtime, por me nënshkrim. VLEN po e bën atë që BDI nuk e bëri as kur ishte në kulmin e pushtetit. Kjo marrëveshje është prova më e qartë se dallimi mes VLEN-it dhe BDI-së nuk është retorik, por praktik. BDI i mbajti universitetet shqiptare në pritje, i nxori në protesta dhe i përdori si kartë politike. VLEN po i nxjerr nga pritja, nga padrejtësia dhe nga trajtimi selektiv”, thonë nga VLEN, pasi dje Gashi nënshkroi marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve shtetërore.



