LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Universiteti i Tetovës mbetet një shtyllë e rëndësishme e emancipimit intelektual dhe kombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot për nderë të shënimit të 31 vjetorit të themelimi të Universitetit të Tetovës ka theksuar se kjo datë e rëndësishme shënon një moment rikthimi për shqiptarët e Maaqedonisë ndërsa Universiteti i Tetovës mbetet një shtyllë e rëndësishme e emancipimit intelektual dhe kombëtar, shkruan Top24

Ndryshe Universiteti i Tetovës, për herë të parë u legalizua në vitin 2004 gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sot, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, pata nderin të marr pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani.
Ky vlerësim i lartë akademik është një mirënjohje e merituar për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e dijes, demokracisë dhe bashkëpunimit mbarëshqiptar, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe institucioneve tona akademike.
Universiteti i Tetovës mbetet një shtyllë e rëndësishme e emancipimit intelektual dhe kombëtar, ndërsa figura të tilla si Akademik Meidani janë frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close