LajmeRajon

Premtimi i Abdixhikut: Më 28 dhjetor, LDK ndal kapjen e shtetit nga WhatApp-i i VV-së (VIDEO)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të mërkurën pasdite një tubim zgjedhor në Shtëpinë e Kulturës në Klinë, ku u kërkua mbështetje për kandidatët e kësaj partie nga kjo komunë.

Në tubim morën pjesë veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Para fillimit zyrtar të aktivitetit, në sallë arriti edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Klan Kosova.

Dega e LDK-së në këtë qytet theksoi rëndësinë e rikthimit të LDK-së në pushtet, ndërsa më pas u ngjit në skenë kandidati për kryeministër. Ai përshëndeti vendimin e fundit të gjykatës për pensionistët, të cilin tha se e kishte premtim edhe në zgjedhjet e kaluara.

Abdixhiku premtoi se, nëse udhëheq qeverinë, do të dyfishohen të ardhurat për pensionistët. Ai kritikoi pushtetin aktual, duke e akuzuar për premtime boshe, dhe u bëri thirrje qytetarëve që, siç tha, t’i “hakmerren” me votë.

E rrugën deri në Klinë, ai tha se e kaloi duke lexuar një skandal që u publikua pasdite në media, që ishin mesazhet në WhatsApp mes shefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, me Dejona Mihalin e VV-së dhe me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Kreu i LDK-së tha se “kapja e shtetit nga WhatsApp-i i VV-së” do ndalet pas 10 ditësh.

Në fjalimin e tij, ai deklaroi se LDK nuk është vetëm alternativë, por zgjidhje.

Në fund të tubimit, para qytetarëve të Klinës u premtuan 200 euro për çdo fëmijë të lindur, pagë 1.000 euro për mësuesit dhe 5 milionë euro investime kapitale, në rast se LDK fiton zgjedhjet më 28 dhjetor me numrin 123. /Klankosova.tv

Related Articles

Back to top button
Close
Close