
Susie Wiles, shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, tërhoqi vëmendje të gjerë mediatike me intervistën për revistën prestigjioze Vanity Fair, ku thotë se Donald Trump ka një karakter alkoolisti.
“Nuk mendoj se zgjohet duke menduar për hakmarrjet, por kur ekziston një mundësi, ai e kap. Ka personalitetin e një të alkoolizuari. Vepron me idenë se nuk ka gjë që ai nuk e bën.”
Për zëvendëspresidentin J.D. Vance veçon se ka qenë një mbështetës i teorive të konspiracionit për një dekadë. Fjalët e saj nuk patën qëllime diskredituese ndaj eprorëve, përveçse një përshkrim miqësor me shaka për të nxjerrë në pah tiparet dalluese të karaktereve të tyre.
Ndaj dhe Donald Trump, në një intervistë për New York Post, i dha të drejtë dhe e vlerësoi lart Wiles-in.
“Unë nuk pi alkool, por nëse do ta bëja, do të kisha shumë mundësi të isha alkoolik. E kam thënë këtë shumë herë për veten time, kam personalitet shumë posesiv. Ajo është fantastike.”
Ndërsa zv.presidenti Vance pranoi se ka mbështetur dikur teoritë konspirative dhe e konsideroi Susie-n shefen më të mirë të kabinetit që presidenti mund të ketë dashur.
Tv Klan



