
Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi në kudër të transparencës së punës së komunës së Bogovinës përveç transmetimit të seancave të këshillit komunal ai së fundmi përmes një transparence publike po emëron edhe drejtorët e shkollave fillore duke pasur kujdes në aftësitë menaxhuese, përgaditet profesionale dhe përvojëne tyre në arsim, shkruan Top24
Abazi sot ka emëruar për drejtor të shkollës fillore komunale “11 Tetori” në Urviç mësimdhënësin e njohur Rahim Muharemin i cili me përvojën e tij dhe përgaditjen profesionale do të kontribuoj në ngritjen dhe përmirësimin e procesit edukativo arsimor.
“Sot kemi emëruar si ushtrues detyre drejtor në shkollën fillore “11 Tetori” në Urviç Rahim Muharemin, i cili vjen në këtë detyrë nga radhët e mësuesve të kësaj shkolle. Drejtorit i urojmë punë të mbarë dhe sukese ne ushtrimin e detyrës së re.
Komuna pret që të gjithë udhëheqësit e pozicioneve të larta, përfshirë edhe arsimin, të jenë në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin të gjitha pritshmëritë që bartë kjo detyrë.” ka shkruar Abazi.



