
Valbon Limani kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit në emisioninn e sotëm në Alsat-M me gazetarin Adrian Kerimin është pyetur rreth kandidaturës së Nevzat Bejtës për komunën e Gostivarit. Limani në komentimin e tij për këtë kandidatur theksoi se ky kandidim i z. Bejte me gjithë respektin për të po të mos ishte qesharak do të ishte tragjik. Limani e vlerësoi Nevzat Bejtën si relikt politik që kandidon për herë të gjashtë por se qytetarët e Gostivarit do të japin verdiktin dhe vlerësimin e saktë më 11 janar, shrkuan Top24



