
Përveç Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund, Barcelona ka identifikuar edhe qendërmbrojtësin e Aston Villa, Pau Torres, si një objektiv të mundshëm transferimi.
Mbrojtësi spanjoll, i cili luan për Aston Villa nën drejtimin e Unai Emery që prej vitit 2023, raportohet se është i hapur për një rikthim në La Liga nëse klubi katalanas konkretizon interesimin.
Barcelona kishte tentuar ta afronte Torres edhe gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Villarrealit.
Pavarësisht interesit për përforcime, Barcelona duhet së pari të përmirësojë gjendjen financiare për të mundësuar afrime gjatë verës.
Nevoja për përforcime në mbrojtje është bërë edhe më urgjente pas vendimit të Ronald Araujo për të marrë një pushim të pacaktuar, me qëllim përqendrimin në shëndetin e tij mendor.



