Trump sulmon regjisorin që u gjet i vdekur bashkë me gruan në banesën e tij, postimi në Truth Social

Presidenti Donald Trump ka sulmuar regjisorin hollivudian Rob Reiner, pak orë pasi ai dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në jug të Kalifornisë, ndërsa policia ende po heton rrethanat e ngjarjes.
Në një postim në platformën “Truth Social”, presidenti amerikan e përshkroi Reinerin si “të torturuar”, duke ia atribuar vdekjen e tij “tërbimit që ai shkaktoi te të tjerët” për shkak të, siç e përshkroi ai, “sëmundjen së tij të pamëshirshme dhe të pashërueshme, një sëmundje që shkatërron mendjen, e njohur si Sindroma e Çrregullimit të Trump, ndonjëherë e referuar si TDS”, shkroi ai.
Ai pretendoi se Reiner i kishte “çmendur njerëzit” me “fiksimin” e tij ndaj tij dhe shtoi se kjo kulmoi pasi “administrata Trump tejkaloi të gjitha qëllimet dhe pritshmëritë e madhështisë”.
Postimi i Trump:



