Bota
Të paktën 37 njerëz humbën jetën në vërshimet në Marok

Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa 14 janë lënduar në vërshimet në qytetin bregdetar maroken Safi.
Shirat e rrëmbyeshëm dje vërshuan shtëpi dhe shitore në pjesën e vjetër të Safit, ndërsa uji i mbledhur mori automobila. Për shkak të vërshimeve sot shkollat janë mbyllur.
Maroku pas shtatë vjetëve thatësirë përballet me shira të rrëmbyeshme dhe reshje të borës në vargmalin Atllas.



