
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publike mesazhin që i la ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Në deklaratën e sotme për shtyp, ai thotë se Dumani kishte marrë prokurë nga gjykatësja Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj.
Berisha zbulon për mediat mesazhin drejtuar Dumanit, duke i kujtuar atij se një ditë drejtësia do të flasë për veprat e tij të rënda penale.
“Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lashë: “Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”,: tha Berisha.



