LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Fund për migrentët në Maqedoni vendoset vetëm me nënshkrimin e rezolutës së LSDM-së

Fundi i çështjes së migrantëve në Maqedoni mund të vijë vetëm me nënshkrimin e Rezolutës së LSDM-së.

Me marrëveshjen “migrantë për para”, VMRO-DPMNE e ka tradhtuar Maqedoninë – e ka shitur atë për para dhe kredi të shtrenjta mbi kurrizin e qytetarëve.

Për një javë të tërë ata shmangën përgjigjen ndaj thirrjeve tona dhe refuzuan të nënshkruajnë Rezolutën, në të cilën thuhet qartë se nuk do të lejohet sjellja e migrantëve në vend. Në vend që të qëndronin bashkë me ne, ata paraqitën një kundër-rezolutë.

Kundër-proteste, kundër-rezolutë, lajme të rreme dhe kërcënime me kallëzime penale – njësoj si në kohën e Nikola Gruevskit.

Me kundër-rezolutën, VMRO-DPMNE–ZNAM e konfirmuan atë që LSDM e ka thënë prej ditësh: ekziston një marrëveshje “migrantë për para”.

Shteti ndodhet në një gjendje të rëndë financiare. Vrima buxhetore aktualisht arrin në rreth 1 miliard euro. Thesari shtetëror mbyllet para kohe, vonojnë pagesat për lehoni, ndihmën sociale dhe TVSH-në, nuk ka mjete për paga dhe pensione.

Por pushtetit paratë nuk i duhen për qytetarët, por për pompimin e fondeve përmes tenderëve të kurdisur dhe bizneseve klienteliste. Të gjithë i pamë skemat kriminale – 161 tenderë, 14.5 milionë euro vetëm për dy kompani.

Prandaj negociojnë migrantë për para dhe kredi të shtrenjta, të cilat nesër do t’i paguajnë të rinjtë dhe brezat e ardhshëm.

Prandaj në kundër-rezolutë nuk ka asnjë dispozitë të qartë që ndalon sjelljen e migrantëve nga Britania për para. Ka vetëm lojë fjalësh – migrantët fshihen pas termave si “punëtorë ekonomikë” apo “migrantë ilegalë”.

Kjo është tradhti kombëtare. Qeveria e Hristijan Mickoskit po e shet të ardhmen e Maqedonisë.

Ne, së bashku me qytetarët, do t’i japim fund këtyre politikave tradhtare dhe kriminale të VMRO-DPMNE–ZNAM.

Fundi i tradhtisë ndaj Maqedonisë.
Fundi i korrupsionit dhe krimit.
Fundi i tenderëve për zhvatjen e parave të qytetarëve.
Fundi i politikave katastrofike ekonomike.
Fundi i izolimit!

Po vjen fundi juaj. Qytetarët do t’ua dorëzojnë!

Beteja për Maqedoninë ka filluar dhe nuk do të ndalet. Të gjithë do të mbani përgjegjësi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close