LajmeSport

Dëmtohet mesfushori i Kombëtares, u largua me barelë dhe lot nga fusha e lojës, bëhet fjalë për…

Ditën e djeshme, mesfushori i Kombëtares Medon Berisha, u dëmtua në minutën e tetë të ndeshjes së Leçes me Pizën.

Berisha u largua me barelë dhe lot.

Pas sfidës së fituar në Seria A, presidenti i Leçes dha informacionet e para. Stiki Damiani, tregoi se Berisha mund të mos ketë diçka serioze, ndërsa bëhet fjalë për problem muskulor.

“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh presidenti i Leçes.

Berisha po shkëlqente me Leçen dhe ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm. Plot tre herë e ka fituar çmimin si lojtari i ndeshjes në Seria A.

Related Articles

Back to top button
Close
Close