Vijon seanca në GJKKO për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, ish-presidenti paraqet tre kërkesa: Të dal nga kafazi i xhamtë, të lejohen kamerat dhe…

Në GJKKO vijon seanca për ish-çiftin Meta-Kryemadhi, ku të dy janë të pranishëm në sallë.

Prokurori Arben Kraja tha se nuk është dakord me lejimin e kamerave, pasojat e përgjimit në paraburgim që pretendon janë jashtë kompetencave të SPAK dhe sa i takon kërkesës për daljen nga kafazi, ia la në dorë gjykatës.

Pasi u tërhoq për vendim, gjykata vendosi rrëzimin e dy kërkesave, ndërsa sa i takon pretendimeve për komunikimet e Metës me avokatin, gjyqtari Erion Bani tha se do ia përcjellë Drejtorisë së Burgjeve.

Sipas gazetares Anila Hoxha, në GJKKO po zhvillohet seanca e themelit, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Kryemadhit dhe Metës.