
Opinioni publik mund të jetë i qetë dhe i sigurt, pasi çështja e migrantëve dhe azilkërkuesve po shfrytëzohet si temë e pastër manipulative politike, tha nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, përcjellë Top24
“S’ka ardhur asnjë kërkesë në Maqedoni, e as nuk është imponuar ndonjë temë nga Britania lidhur me migrantët. Edhe sikur të vinte, do të refuzohej kategorikisht. Tema e migrantëve është manipulim politik”, deklaroi Miloshoski.
Gjatë një paraqitjeje në televizionin “Kanal 5”, ai sqaroi se Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshje për investime, bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta, por pa asnjë detyrim që lidhet me pranimin e migrantëve.
“Maqedonia dhe Britania kanë marrëveshje për investime dhe projekte, dhe nga asnjëra palë nuk është imponuar temë që përfshin migrantë. Mendoj se tek LSDM-ja, sidomos te kryetari Venco Filipçe, tema e migrantëve ka dy funksione. Ai po përballet me ‘migrantë partiakë’ që po ikin drejt opsioneve të tjera politike, sepse shohin se LSDM-ja po e humb ndikimin që kishte para pesë ose dhjetë vitesh”, tha Miloshoski.
Ai informoi se numri i personave që kanë marrë statusin e refugjatit në Maqedoni është gjithsej 14 – nëntë shtetas të Kosovës, tre të Kongos dhe dy të Sirisë.
I pyetur pse Qeveria nuk i ka demantuar publikimet e mediave britanike, Miloshoski tha se vetë deklarata e kryeministrit, i cili mohon çdo lloj marrëveshjeje për migrantë, është një demant i mjaftueshëm tha Milloshovski për “Samo Vistina”, përcjellë Top24



