
Arben Taravari zhvilloi një takim frymëzues dhe dinamik me të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutuan çështjet kryesore dhe planet ambicioze për vitin e ardhshëm, njofton Top24
“Me energji të fortë, biseda të sinqerta dhe shumë ide të freskëta, u zhvillua një takim dinamik dhe frymëzues me të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët, ku diskutuam çështjet kryesore dhe planet ambicioze për vitin e ardhshëm. Entuziazmi i të rinjve konfirmoi se ndryshimi i vërtetë lind pikërisht aty ku ka guximin për të menduar ndryshe dhe vullnetin për të vepruar menjëherë.”, shkruan Taravari.



