LajmeMaqedoniTopLajm

ASh Taravari thirrje shqiptarëve: Pa dallim bindjeve politike, bashkohuni masivisht në protestën e 13 dhjetorit

Aleanca për Shqiptarët me kryetar Arben Taravari ka njoftuar se jep mbështetje për protestën ku do të kërkohet drejtësi për pjesëtarët e UÇK-së, që është paralajmëruar për më 13 dhjetor në Shkup, njofton Top24

Nga ASh Taravari ftojnë të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen masivisht protestës, pasi siç thonë, vetëm të bashkuar, do të dëgjohet “Zëri ynë i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe të së vërtetës për luftën çlirimtare”.

“Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin publik se mbështet protestën që organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbahen të paraburgosur padrejtësisht në Hagë.

Në këtë moment të rëndësishëm për dinjitetin kombëtar, u bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim bindjesh politike, që të bashkohen masivisht në protestën që do të mbahet më 13 dhjetor, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Zëri ynë i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe të së vërtetës për luftën çlirimtare, luftën më të pastër dhe më të drejtë që populli shqiptar ka zhvilluar për liri.

Çdo përpjekje për të njollosur këtë kapitull të lavdishëm të historisë sonë është goditje ndaj vlerave, sakrificës dhe kontributit të një brezi të tërë që luftoi për lirinë e Kosovës.

Të gjithë së bashku për drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

Aleanca për Shqiptarët”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close